top of page

Sherbimet dhe produktet

Në farmacine tone do gjeni shërbime nga më të ndryshmet. Që nga këshillimi mbi mënyrën e marrjes së medikamenteve, por edhe matje tensioni dhe diabeti. Këshillat mbi dietën ushqimore e personalizuar për llojin e mjekimit që po merrni, si dhe kohët më të përshtatshme apo mbi atë që duhet ose jo të hani gjatë kohës së mjekimit apo diagnozës suaj.

Përgatitje magjistrale të ndryshme

Ne pergatisim per ju disa varietete nga me te pasura me kremra qofte mjekesore por edhe kozmetike, gjithmone me lendet e para me te zgjedhura.

Produket për nënën dhe fëmijën

Për më të dashurit tuaj, ata që sapo kanë ardhur në këtë botë në ofrojmë kujdesin maksimal të mbështetur ne eksperiencen tone te gjere. Duke qenë se jemi vendosur pranë pikës se ambulances se lagjes, personeli yne ka nje eksperience te madhe me fëmijët dhe neonatët. Duke mesuar dhe bashkepunuar me pediatret e klinikes ne gjithmone jemi një hap perpara në kudesin maksimal për femijët tuaj. Pra eksperienca jone ne mjekimet e kesaj kategorie bashkangjitur me mjekimet me cilësore per ta, por dhe dozimi më i saktë i mundshëm falë njohjes së thellë të kësaj kategorie do bëje qe fëmija juaj të jetë në duar plotësisht të sigurta.

Ne disponojmë dhe një gamë të gjerë te qumështit formulë ( Bebet), biberona dhe aksesorë pafund të markave me te mira per fëmijët dhe sapolindurit.

Kujdesi për moshën e tretë

Eksperienca jonë e gjerë me kete moshë eshtë një nga arsyet kryesore pse duhet të na besoni shëndetin e prindërve tuaj. Ne zgjedhim vetëm alternativat më të mira te listës së rimbursimit në mënyrë që te dashurit tuaj te marrin atë që meritojnë pas një jete kontributesh.

Vaksinimi

Një nga shërbimet më të vecanta të farmacisë sonë është gama e gjerë e vaksinave që ofrojmë për femijën tuaj. Mos mendoni qe cilesia e vaksinimit te sistemit shendetesor eshte e krahasueshme me atë që ne ofrojmë. Firmat më cilësore prodhuese perëndimore që fëmija juaj të jetë i mbrojtur si bashkmoshatarët e tij europiane. Por përvec cilësisë ndryshim i madh është dhe gama e gjerë e vaksinave qe ne ofrojmë. Duke qëne se skema e detyrueshme e vaksinimit ka mjaft boshllëqe atëherë ne ofrojmë mbrotje maksimale me anë të vaksinave më bashkohore.

Ndihma për diabetikët

Ne ofrojmë matje diabeti falas për të gjithë pacientët tanë. Gjithashtu aparate diabeti falas dhe fisha me cmimet më konkuruese.

Produktet e bukurisë, shëndeti dentar dhe kozmetika

Tek ne do gjeni produktet e kozmetikës më origjinale në treg. Produkte italiane të firmave me prestigjoze. Gjithashtu Yves Roche, një nga prodhuesit më të famshëm por edhe me cmimet më të përballueshme. Për ju që doni lluksin e firmave më të famshme do gjeni tek ne edhe atë, por me një specifikë që për cdo alternative ne tregtojmë vetëm produktet perëndimore dhe jo ato qe vijnë nga lindja. Tek ne do gjeni firmat më prestigjoze si Vichy, Loreal, Avene, La Roche-Posay, etj.

Përsa i përket shëndetit dentar ne kemi alternativat më të mira te firmave më të njohura dhe të gjitha profesionale, pra jo markat që mund ti gjeni nëpër markete.

bottom of page